Bota

ME FOTO- Ky është drejtuesi i kamionit që shpërtheu në urën e Krimesë

Mediat ukrainase i referohen atij si Makhir Yusobov. Ai ishte një shofer nga Krasnodar.

8 Tetor 2022, 17:52 Nga k.m.
ME FOTO- Ky është drejtuesi i kamionit që shpërtheu në
Makhir Yusobov

KRIME- Personi që shihni në foton e mësipërme është 51-vjeçari, drejtuesi i kamionit me eksploziv që shpërtheu herët të shtunën në urën e Krimesë. Media ukrainase Tpyxa raporton se personi në fjalë quhet Makhir Yusobov.

Ai punonte si shofer kamioni dhe ishte vazhdimisht në lëvizje brenda rajonit rus të Krasnodarit, në lindje të Krimesë. Ai ka kontaktuar për herë të fundit me familjen dy ditë më parë.

Po ashtu, bie në sy informacioni se udhëtimi për në urë zakonisht zgjat gjysmë ore, por për arsye të panjohura shoferit iu deshën gjashtë orë për të kaluar mbi të. Sulmi i ndodhur sot në Ukrainë, vrau shoferin dhe një çift në një makinë që lëvizte pranë kamionit.

makhir yusobov shperthen ura ne krime

Sondazh

Poll