Bota

Krime: Misteri me shoferin e kamionit që shpërtheu në urë, kamikaz apo viktimë?

Autoritetet ruse kanë identifikuar pronarin e mjetit. Shoferi ishte plotësisht i qetë gjatë kontrollit në urë, sekonda para shpërthimit.

8 Tetor 2022, 17:15 Nga k.m.
Krime: Misteri me shoferin e kamionit që shpërtheu në urë,
Boris Yusubov

KRIME- Ende nuk dihet identiteti i shoferit të kamionit, i cili shpërtheu në urën e Kerçit në orët e para të së shtunës. Por mediat ruse raportojnë se është gjetur pronari i kamionit. Në foto është pronari i mjetit Boris Yusubov nga Krasnodari i Rusisë, i cili ia shiti automjetin një personi tjetër, i cili nuk ia ndryshoi emrin e pronarit. Pra, në letër Yosubov ende ishte pronar.

Gjatë kontrollit të kryer në kamerat hyrëse të urës, drejtuesi i mjetit ka qenë i qetë, ka pasur të gjitha dokumentet e nevojshme dhe nuk ka ngritur dyshime te Policia. Kamioni ishte plotësisht i ngarkuar.

Të gjithë skenarët janë të hapur se si u shkaktua shpërthimi i madh. Kush e planifikoi sulmin? Kush e ekzekutoi atë? A ishte shoferi në një mision vetëvrasës apo nuk ishte në dijeni se automjeti i tij ishte i mbushur me eksploziv? Për momentin, asnjëra palë nuk po jep përgjigje të qarta.

Kush e kreu sulmin?

Ukraina, që nga herët të shtunën, nxitoi të mirëpresë goditjen, por zyrtarisht as konfirmon dhe as mohon se forcat e saj ishin ato që fshiheshin pas sulmit Jozyrtarisht, një zyrtar i qeverisë ukrainase i tha ëashington Post se shërbimet e inteligjencës së vendit të tij ishin përgjegjëse për sulmin në urë. Gazeta Ukrainska Pravda gjithashtu shkroi se SBU ishte përfshirë në sulm.

Qeveritë perëndimore duken të kujdesshme për momentin. Ministri i Jashtëm estonez Urmas Reinslau është megjithatë zyrtari i parë perëndimor që ia atribuon drejtpërdrejt Ukrainës sabotimin, duke thënë se vendi i tij mirëpret dhe përgëzon shërbimet e inteligjencës ukrainase për veprimin./Protothema

boris yusubov shperthen ura ne krime lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll