Bota

Protesta në Iran/ Kujdes! Pamje të rënda...një grua qëllohet në kokë

Siç shihet në videon e frikshme, e reja është e shtrirë në dysheme me lëndime të rënda në kokë. Rreth saj, gra të tjera përpiqen të ndihmojnë dhe bërtasin të dëshpëruara. Por duket se askush nuk i ndihmon.

8 Tetor 2022, 17:21 Nga k.m.
Protesta në Iran/ Kujdes! Pamje të rënda...një grua
Pamje nga dhuna në Iran

IRANI- Dhuna ndaj grave vazhdon në Iran, pasi ato ende luftojnë për të drejtat e tyre pas vdekjes së tmerrshme të 22-vjeçares Mahsa Amini. Por tani, një video e re po bën xhiron e rrjetit, ku duket një e re që është qëlluar në kokë nga regjimi në rajonin Mashad në verilindje të Iranit.

Siç shihet në videon e frikshme, e reja është e shtrirë në dysheme me lëndime të rënda në kokë. Rreth saj, gra të tjera përpiqen të ndihmojnë dhe bërtasin të dëshpëruara. Por duket se askush nuk i ndihmon. Po ashtu, nuk dihet as kush ka qëlluar ndaj saj dhe nëse e reja ka mundur që t'u mbijetojë plagëve. 

Më 17 shtator – kur nisën protestat për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini – humbën jetën më shumë se 150 persona. Kujtohet se 22-vjeçarja u arrestua më 13 shtator në Teheran, pasi pretendohej se kishte ligjin e rreptë që iu kërkonte grave të mbulonin flokët me hixhab.

Familja e saj pretendon se në trupin e saj kishte shenja dhune, por tani autoritetet kanë dalë me një version të ri duke pretenduar se në fakt e reja vdiq nga një sëmundje. 

iran protesta ne iran

Sondazh

Poll