Art&Argëtim

"As nuk ka qenë objektiv i imi", Floriana Garo rrëfehet për lidhjen e përfolur me një sheik nga Dubai

Gjatë një interviste Garo sqaroi se thashethemi më i pavërtetë që ka dëgjuar për veten ka qenë lidhja e saj me një sheik.

8 Tetor 2022, 10:00 Nga d.a.
"As nuk ka qenë objektiv i imi", Floriana Garo rrëfehet
Floriana Garo

TIRANË- Ish-moderatorja dhe tashmë zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo i ka dhënë fund thashethemeve që qarkullonin mbi të në të kaluarën.

Gjatë një interviste për emisionin 'Glamour Zone', Garo sqaroi se thashethemi më i pavërtetë që ka dëgjuar për veten ka qenë lidhja e saj me një sheik.

"Që unë jam e lidhur me sheik nga Dubai. Që këta sheikët ma shtruan komplet rrugën për të vazhduar përpara. Nuk kam qenë asnjëherë e lidhur me ndonjë sheik të Dubait, dhe nuk ka qenë as objektiv."- tha Garo.

Shumë vite përpara se ajo të martohej me avokatin e mirënjohur Enis Daci, Floriana u përfol për se kishte krijuar lidhje me sheik, madje se ai ja kishte shtruar rrugën për të ecur përpara.

floriana garo enis daci

Sondazh

Poll