Art&Argëtim

"Je burrë i martuar tani, nuk dilet më", Floriana Garo rrëfen detaje nga martesa e saj dhe raporti me bashkëshortin

Ajo u shpreh se herë pas here i kontrollon telefonin bashkëshortit, qoftë në prani të tij por ndonjëherë edhe fshehurazi tij duke parë mesazhet.

8 Tetor 2022, 10:28 Nga d.a.
"Je burrë i martuar tani, nuk dilet më", Floriana Garo
Floriana Garo

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka zbuluar disa detaje nga martesa e saj me avokatin e njohur Enis Daci. 

E pyetur gjatë intervistës në "Glamour Zone" se cili është defekti më i madh i saj si bashkëshorte, Floriana tha se nuk di të gatuajë dhe se është xheloze.

Ajo u shpreh se herë pas here i kontrollon telefonin bashkëshortit, qoftë në prani të tij por ndonjëherë edhe fshehurazi tij duke parë mesazhet.

Teksa fliste për xhelozinë, Floriana Garo tha se ka raste që ajo bëhet xheloze kur ai del me shoqërinë e tij.

"Në raste të rralla ai del me kolegët dhe miqtë e tij. Mua më duket sikur burri kur martohet nuk duhet të dalë më. Së fundmi kishim një diskutim të tillë, ku i thashë: Pse del ti? Ç'është kjo? Je burrë i martuar tani, nuk dilet."- u shpreh ajo.

floriana garo enis daci

Sondazh

Poll