Aktualitet

FNSH "zbarkon" në Vlorë! Kontrolle dhe "krehje" në zonat me risk të lartë! Detajet e aksionit

Mësohet se ka pasur kontrolle për eksponentë të krimit, teksa janë kontrolluar dhe automjete të dyshuara për armë mbajtje pa leje dhe posedim lëndësh narkotike.

8 Tetor 2022, 11:47 Nga e.k
FNSH "zbarkon" në Vlorë! Kontrolle dhe "krehje"
Pamje nga aksioni i policisë

VLORË- Forcat e Ndërhyrhes së Shpejtë përgjatë mbrëmjes së të premtes kanë zbarkuar në Vlorë në mbështetje të policisë së qytetit bregdetar.

Mësohet se forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë “krehur” zonat që konsiderohen me risk të lartë.

Mësohet se ka pasur kontrolle për eksponentë të krimit, teksa janë kontrolluar dhe automjete të dyshuara për armë mbajtje pa leje dhe posedim lëndësh narkotike. Gjithashtu ka patur kontrolle edhe në zona të thella për persona të cilët mund të fshihen në to.

Deri tani nuk ka rezultate për këtë operacion.

vlore

Sondazh

Poll