Aktualitet

EMRI + VD/ Aksioni i FNSH në Elbasan, kapet në flagrancë 43-vjeçari! Kur pikasi Policinë tentoi ta fshehë heroinën në dollap

Në pamjet e shpërndara nga Polica shihet dhe momenti i arrestimit të tij. Deliu është i veshur me kostum sportiv dhe me duar të lidhura mbrapa. Në momentin që ka pikasur Policinë ai ka bërë dhe përpjekjen e fundit për të fshehur heroinën duke e hedhur në dollap.

8 Tetor 2022, 09:30 Nga e.k
EMRI + VD/ Aksioni i FNSH në Elbasan, kapet në flagrancë
Xhaferr Deliu

ELBASAN-  Një 43 vjeçar i identifikuar si Xhaferr Deliu që kishte thyer masën e arrestit në shtëpi, u arrestua nga policia në Elbasan, pasi dyshohet se shpërndante drogëra të forca në qytet. 


Deliun ishte në masë sigurimi personal për dhunë në familje. Më herët 43-vjeçari ka qenë i dënuar për armë pa leje. Në pamjet e shpërndara nga Polica shihet dhe momenti i arrestimit të tij. Deliu është i veshur me kostum sportiv dhe me duar të lidhura mbrapa. Në momentin që ka pikasur Policinë ai ka bërë dhe përpjekjen e fundit për të fshehur heroinën duke e hedhur në dollap.

Në operacionin zhvilluar në bashkëpunim me FNSH-në e Fierit, policia i gjeti në banesë 525 gramë heroinë e 2 aparate celuare dhe hetuesit dyshojnë që në këtë veprimtari të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë, për të cilët po punohet të identifikohen. Nga sa mësohet, në 2017 atij iu kap një minë artizanale. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zaranika”, pas një hetimi proaktiv.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Seksioni Operacional, në DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat e FNSH Fier, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Vihet në pranga 43-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në kuadër të hetimit proaktiv për një shtetas që merrej me shpërndarje të drogave të forta, në qytetin e Elbasanit, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Zaranika”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Xh. D., 43 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjithashtu ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 525 gramë lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 2 aparate celuare.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të impikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

elbasan policia e elbasanit xhaferr deliu

Sondazh

Poll