Aktualitet

Aksion për të shumëkërkuarit, FNSH zbarkon në Elbasan, sekuestrohet 1 kg heroinë, disa të shoqëruar

Në të gjithë qarkun e Elbasanit janë vendosur postoblloqe policore duke përfshirë këtu në Cërrik, Peqin, Belsh si dhe në hyrje të Librazhdit.

7 Tetor 2022, 22:30 Nga I.A
Aksion për të shumëkërkuarit, FNSH zbarkon në Elbasan,
Foto ilustruese

ELBASAN- Forcat e Ndërhytjes së Shpejtë si dhe policia po bëjnë kontrolle në qytetin e Elbasanit. Mësohet se kontrollet blic mbrëmjen e sotme po bëhen për persona të shpallur në kërkim dhe për persona që mbajnë armë e lëndë narkotike me vete.

Në të gjithë qarkun e Elbasanit janë vendosur postoblloqe policore duke përfshirë këtu në Cërrik, Peqin, Belsh si dhe në hyrje të Librazhdit. Në kontollet policore po ndalohen makinat që shihen si të dyshuara për kërkime të imtësishme për armë apo lëndë narkotike.

Deri më tani mësohet se janë shoqëruar disa persona, por identiteti i tyre ende nuk bëhet i ditur. Po ashtu mësohet se policia ka arritur që të kap rreth 1 kg heroinë, ndërkohë që poseduesit janë arrestuar.

fnsh kontrolle ne elbasan

Sondazh

Poll