Aktualitet

Tentohet të grabitet banesa në Durrës, plagoset nga hajdutët pronari i saj

21 Gusht 2019, 09:16 Nga DOSJA
Tentohet të grabitet banesa në Durrës, plagoset nga hajdutët

DURRËS- Një tentative grabitje që ka përfunduar në plagosje ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve mësohet se  perosna të maskuar kanë shkuar në banësen e një 48-vjeçari dhe kanë tentuar ta grabisin.

Pronari i shtëpisë kur ka parë grabitësit ka bërë rezistencë dhe për pasojë është qëlluar nga ata, duke mbetur i plagosur.

Në një njoftim për mediat Policia e Durrësit shkruan se më datë 21.08.2019, rreth orëz 02:35, në fshatin Pjeshkë, Durrës, tre persona, njëri prej tyre me armë zjarri kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit F.M. 48 vjeç, por autorët janë diktuar nga pronari i banesës dhe janë konfliktuar fizikisht me njëri – tjetrin.

Shtetasi F.M., është plagosur në këmbë dyshohet me sende të forta dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. Deri nuk janë bërë të ditur emrat e autorëve të kësaj ngjarje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje në durrës maskat ne durres plagoset pronari i baneses policia e durresit grabitje në durrës maskat ne durres plagoset pronari i baneses policia e durresit

Sondazh

Poll