Aktualitet

Çfarë do ndodh me dosjen 184? Krimet e Rënda shpallin moskompetencë

21 Gusht 2019, 10:27 Nga DOSJA
Çfarë do ndodh me dosjen 184? Krimet e Rënda shpallin

TIRANË– Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencë për dosjen e famshme të përgjimeve në diber, 184. Ky vendim i Krimeve të Rënda është bërë publik sot dhe mësohet se tashme do jetë akuza e Dibrës ajo që do kryej hetimet.

Më tej shtohet se vendimi i Krimeve të Rënda është marrë një muaj më parë, me argumentin se nuk bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal dhe ndërhyrja në sistemin zgjedhor nuk është vepër penale që mund të hetohet nga prokuroria për Krime të Rënda.

Nga ana tjetër Prokuroria e Dibrës është shprehur se e ka marrë në dorëzim dosjen, e ka regjistruar atë dhe pritet të përcaktojë edhe prokurorin që do të kryejë hetimet.

Çfarë është “Dosja 184”?

Për dosjen 184 ka patur disa versione. Opozita është shprehur se në këtë dosje janë të përfshirë Ministra të rëndësishëm të Qeverisë Rama të kohës në blerje votash. Damian Gjiknuri është publikuar nga PD si i përshirë në zgjedhjet e Dibrës, por pas përgjimeve të “BILD”, ishin shumë funksionar të PS të përfshirë në këtë çështje.

Në muajin qershor gazeta gjermane “Bild”, publikoi disa herë përgjime zyrtare të Prokuoris, ku emra të njohur në PS flisnin me njëri-tjetrin në lidhje me blerjen e votave. Në këto përgjime doli dhe Kryeministri Edi Rama, i cili pranoi që kishte folur me një funksionar në Dibër. Të gjitha bisedat për shit-blerje vote, kërcënimet për të votuar PS-në dhe kërcënimet për heqjet nga puna janë për zgjedhjet e pjeshme në Dibër në vitin 2016.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blerja e votave ne diber dosja 184 krimet e renda prokuroria e dibres blerja e votave ne diber dosja 184 krimet e renda prokuroria e dibres

Sondazh

Poll