Aktualitet

Përfituan 3.7 mln € nga kreditë, si funksiononte grupi i ‘zhvatësve’ të Fondacionit “Besa”

21 Gusht 2019, 09:09 Nga DOSJA
Përfituan 3.7 mln € nga kreditë, si funksiononte grupi i

TIRANË– Drejtoresha e Fondacionit të dhënies së kredive “Besa” dhe 6 punonjës të tjerë u arrestuarn sot pasi sipas Policisë kishin krijuar një skemë mashtrimi.

Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin krijuar një skemë ku përfitonin miliona me anë të dhënies së kredive.

 Po si funksiononte kjo skemë?

Sipas bluve të Tiranës, nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasja A.I., në pozicionin e drejtoreshës së njërës nga degët e filialit të fondacionit, kishte krijuar ketë skemë mashtrimi dhe në bashkëpunim me personat e tjerë të ndalur kanë lëshuar kredi në mënyre fiktive dhe klientët që kanë përfituar kreditë nuk janë paraqitur fare në zyrat e fondacionit në momentin e aplikimit për kredi.

Ata paraqiteshin vetëm në momentin që disbursohej kredia, bënin tërheqjen e lekëve në banka dhe nga shuma e përfituar e kredisë, këta persona përfitonin 25 deri në 35% të shumës së kredisë dhe pjesa tjetër përfitohej nga Drejtoresha e degës, Oficeret e Kredisë dhe Sekserët që siguronin klientët dhe në përfundim të këtij procesi nga Drejtoresha e degës lëshohej një vërtetim fiktiv, sikur e gjithë shuma e kredituar ishte likuiduar nga klienti.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 3.7 milione euro vjedhje fondacioni besa grupi i zhvatesve kredite tek besa 3.7 milione euro vjedhje fondacioni besa grupi i zhvatesve kredite tek besa

Sondazh

Poll