Politike

Bllokimi i buxhetit, Financat i përgjigjet Bashkisë Shkodër: Vepruam sipas procedurave, zbatuam ligjin

21 Gusht 2019, 10:12 Nga DOSJA
Bllokimi i buxhetit, Financat i përgjigjet Bashkisë Shkodër:

TIRANË- Minisitria e Financave i është përgjigur Bashkisë Shkdoër në lidhje me bllokimin e buxhetit të kësaj të fundit. Në një reagim për mediat nga ministria e Fiancave shkruhet se dega e thesarit është në funksion të të gjitha pagesave.

Po ashtu shtohet se ky vendim ka ardhur në përputhje të plotë me ligjiet në fuqi.

“Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër,  të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore”, shkruhet më tej.

DEKLARATA E PLOTË

Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë Shkodër, ju bëjmë me dije, se strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi.

Përsa i përket kësaj situate,  Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron se: Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër,  të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore.

Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Dega  e Thesarit, Shkodër,  ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm  përsa më sipër.    Kështu që bazuar mbi të gjitha  këto arsyetime që paraqitëm më lart,  Ministria e Financave  dhe Ekonomisë ju bën me dije, se ky dikaster  ESHTE NE FUNKSION TE ZBATIMIT TE LIGJIT për të gjithë  qytetarët njësoj pa dallime.

Ministrja e Financave Anila Denaj me anë të një urdhri ditën e djeshme ka bllokaur buxhetin e Bashkisë Shkodër, Pas kësaj ka reaguar dhe Voltana Ademi duke kundërshtuar këtë vendim dhe lajmëroi me anë të një letre të gjithë ambasaodrët e vendeve të BE që janë në Shqipëri. Po ashtu dhe PD e Shkodrës e ka cilësuar veprim të gabuar vendimin e Denajt. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia shkodër bllokimi i buxhetit ne shkoder ministria e financave bashkia shkodër bllokimi i buxhetit ne shkoder ministria e financave

Sondazh

Poll