Politike

Bllokimi i buxhetit të bashkisë, PD e Shkodrës: Në qytetin tonë ka sjellë 0 investime

21 Gusht 2019, 09:47 Nga DOSJA
Bllokimi i buxhetit të bashkisë, PD e Shkodrës: Në qytetin

SHKODËR- Partia Demokratike Dega Shkodër, ka reaguar në lidhje bllokimin e buxhetit të Bashkisë Shkodër, nga Ministrja e Financave, Anila Denaj.

Në një deklaratë për mediat PD shprehet se Edi Rama ka nisur hakmarrjen për Shkodrën, duke bllokuar fondet për investeme dhe shërbime.

E dimë mirë se sa Edi Rama e do qytetin e Shkodrës,prej faktit që ai prej 6 vitesh qeverisje,në qytetin tonë ka sjellë 0 investime,e tani do të bllokojë edhe investimet që bashkia bën me të ardhurat e veta”, shkruan PD e Shkodrës.

POSTIMI I PLOTË

Edi Rama fillon menjëherë hakmarrjen kundrejt Shkodrës! Pas protestave në qytetin e Shkodrës,Edi Rama nuk ngurron as këtë herë të shfaqë urrejtjen që ai ka për Shkodrën e qytetarët e saj. Ministria e Financave dhe Ekonomisë,Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit përmes degës në Shkodër ka bllokuar funksionimin normal të Bashkisë Shkodër,duke bllokuar kështu fondet për shërbime e investime.

E dimë mirë se sa Edi Rama e do qytetin e Shkodrës,prej faktit që ai prej 6 vitesh qeverisje,në qytetin tonë ka sjellë 0 investime,e tani do të bllokojë edhe investimet që bashkia bën me të ardhurat e veta. Edi Rama në mënyrë të drejtpërdrejtë po i bllokon shërbimet qytetarëve të Shkodrës. Qytetarët e Shkodrës nuk të kanë asnjë borxh. Ashtu si të gjithë qytetarët e Shqipërisë ato paguajnë taksat dhe për këtë meritojnë shërbimet për të cilat ato vetë po paguajnë. Çfarëdo që të bësh,duhet ta dish mirë që fundi jot dhe i klikës tënde politike do të vijë nga Shkodra! #partiademokratikeShkoder #pd

Ministrja e Financave Anila Denaj me anë të një urdhri ditën e djeshme ka bllokaur buxhetin e Bashkisë Shkodër, Pas kësaj ka reaguar dhe Voltana Ademi duke kundërshtuar këtë vendim dhe lajëmroi me anë të një letre të gjithë ambasaodrët e vendeve të BE që janë në Shqipëri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bllokimi i buxhetit ne shkoder dega pd shkoder ministria e financave bllokimi i buxhetit ne shkoder dega pd shkoder ministria e financave

Sondazh

Poll