Politike

Meta takim lamtumire Ambasadorin e Suedisë: Investimet suedeze janë të mirëpritura

21 Gusht 2019, 07:05 Nga DOSJA
Meta takim lamtumire Ambasadorin e Suedisë: Investimet suedeze janë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot në një takim lamtumire Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Suedisë në Shqipëri, Johann Ndisi. Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, Meta ka falenderuar Ambasadorin Ndisi për kontributin e dhënë në forcimin mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Kreu i Shtetit gjithashtu ka vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Suedisë, por theksoi se ekzistojnë hapësirat për të forcuar më tej marrëdhëniet ekonomiko-tregtare.

Presidenti Meta falenderoi qëndrimin mbështetës të Suedisë për proceset e integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi, si dhe për asistencën zhvillimore për forcimin e kapaciteteve administrative, zhvillimin ekonomik, qeverisjen e mirë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, si edhe mjedisin dhe klimën.

Investimet suedeze janë të mirëpritura, vlerësoi Presidenti Meta, edhe në fushën e shfrytëzimit të energjisë së rinovueshme dhe për zhvillimin e turizmit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasadori i suedise ilir meta johann ndisi takimi i lamtumires ambasadori i suedise ilir meta johann ndisi takimi i lamtumires

Sondazh

Poll