Bota

Mashtroi bankat në SHBA! Anna Sorokin lirohet nga burgu, KUSHTI: Mos të krijojë rrjete sociale

Sorokin, e cila mashtroi bankat dhe emrat e mëdhenj të Manhatanit me rreth 67 milionë dollarë, do të lirohet nga burgu federal në SHBA me kusht 10,000 dollarë.

7 Tetor 2022, 07:18 Nga A.B
Mashtroi bankat në SHBA! Anna Sorokin lirohet nga burgu, KUSHTI: Mos
Anna Sorokin

SHBA- "Anna Delvy", emri i vërtetë i së cilës është Anna Sorokin, rusja e cila mashtroi elitën e Nju Jorkut duke u shtirur se ishte një trashëgimtare gjermane është lënë e lirë.

Sorokin, e cila mashtroi bankat dhe emrat e mëdhenj të Manhatanit me rreth 67 milionë dollarë, do të lirohet nga burgu federal në SHBA me kusht 10,000 dollarë, do t'i nënshtrohet arrestit shtëpiak dhe nuk do të lejohet të krijojë asnjë llogari në media sociale.

“Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur me vendimin e sotëm të gjykatës për lirimin e Anna Sorokin”, tha avokati i saj Duncan Levin për mediat amerikane.

"Ndërsa ka ende disa pengesa për t'u kapërcyer në lidhje me lirimin e saj, Anna është e emocionuar që do të jetë jashtë në mënyrë që të fokusohet në apelimin e dënimit të saj të gabuar," tha Levin.

Mashtroi bankat në SHBA! Anna Sorokin lirohet nga burgu, KUSHTI: Mos

Në prill 2019, Anna Sorokin u dënua deri në dymbëdhjetë vjet burg. Pasi kaloi në pesë institucione, ajo u lirua në shkurt 2021 për shkak të sjelljes së mirë.

Pasi u lirua nga burgu në shkurt 2021 dhe pagoi borxhet e saj, Sorokin e gjeti veten përsëri në burg pasi Emigracioni dhe Zbatimi i Doganave (ICE) e morën atë në paraburgim sepse viza e saj e qëndrimit kishte skaduar.

"Anna Delvey", e luajtur nga Julia Garner në serialin "Inventing Anna", fitoi 320,000 dollarë nga Netflix për të licencuar të drejtat e autorit për prodhimin e shfaqjes, të cilat ajo i shpenzoi për tarifat e avokatëve, gjobat dhe dëmet.

Historia e vërtetë

29-vjeçarja ruse Anna Sorokin u zhvendos në Nju Jork në vitin 2013 dhe krijoi një identitet të rremë me emrin Anna Delvy. E reja u shtir si një trashëgimtare e pasur nga një familje e njohur në Gjermani dhe shumë shpejt arriti të mashtrojë të gjithë.

Duke krijuar “imazhin perfekt” në Instagram dhe duke postuar vazhdimisht foto me vende ekzotike, festa dhe produkte të shtrenjta, ajo ka arritur jo vetëm të fitojë miq të pasur, por edhe t’i mashtrojë ata, duke nxjerrë shuma të mëdha parash.

anna sorokin

Sondazh

Poll