Bota

Debat i fortë në Pragë, Erdogan dhe Mitsotakis akuza njëri-tjetrit! Presidenti turk: Nuk kemi çfarë të diskutojmë me Greqinë

Mësohet se një debat verbal ka ndodhur mes presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, në darkën e liderëve në Samitin joformal në Pragë.

6 Tetor 2022, 23:04 Nga e.k
Debat i fortë në Pragë, Erdogan dhe Mitsotakis akuza
Kyriakos Mitsotakis dhe Rexhep Tajip Erdogan

PRAGË- Darka e liderëve evropiane duket se nuk ka shpëtuar pa incidente. Mësohet se një debat verbal ka ndodhur mes presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, në darkën e liderëve në Samitin joformal në Pragë.

Sipas burimeve qeveritare për "Kathimerini", Erdogan ka marrë fjalën në darkën e liderëve dhe në fund akuzoi Greqinë se po rrit tensionin dhe po provokon. Kryeministri Mitsotakis e ka marrë fjalën menjëherë dhe i është përgjigjur drejtpërdrejt Erdogan duke thënë se ai duhet të ndalonte vënien në dyshim të sovranitetit të ishujve.

“Kathimerini” shkruan se Mitsotakis i tha Erdoganit që në vend se të provokojë, duhet të ulet me mirëkuptim dhe dialog, pa tensione dhe retorikë ekstreme, siç bëjnë liderët përgjegjës. Mediat greke i kanë bërë jehonë edhe një deklarate të fortë të Erdogan. 

“Për çdo vend që na shqetëson dhe na sulmon, përgjigja jonë është: “Mund të vijmë një natë papritur”,  tha presidenti turk.

I pyetur nga një gazetar nëse me këtë deklaratë do të thoshte se do të sulmonte Greqinë, presidenti turk u përgjigj:

“Ju e keni kuptuar mirë çështjen. Cilido vend që na shqetëson dhe na sulmon, përgjigja jonë është “Mund të vijmë papritur një natë”. Kështu duhet ta dinë dhe ta kuptojnë. Meqë ti e kuptove ashtu, edhe ata ashtu e kuptuan”, shkruajnë mediat greke.

Erdogan theksoi se Turqia po sheh se disa vende anëtare të BE po përshkallëzojnë tensionet, në vend që të ndjekin marrëdhënie të mira fqinjësore me Turqinë.

“Këtu dua të nënvizoj sa vijon: Turqia nuk ka aspirata për sovranitetin, territoret, të drejtat e asnjë vendi. Ne po luftojmë vetëm për të mbrojtur interesat e vendit tonë dhe të turqve qipriotë. Ne nuk duam tensione me asnjë nga fqinjët tanë. Ne kemi deklaruar vazhdimisht se duam t’i zgjidhim problemet e Mesdheut Lindor dhe Egjeut në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare.

komiteti politik evropian samiti i prages rexhep tajip erdogan kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll