Bota

Biden do të falë të gjithë të dënuarit për poseidim marijuane, ja kush përfiton

Biden u kërkoi gjithashtu guvernatorëve të shprehin vullnetin e tyre për një numër shumë më të madh njerëzish që kanë shkelur ligjet shtetërore të formës së lehtë që kanë të bëjnë me poseidimin e marijuanës.

6 Tetor 2022, 22:08 Nga e.k
Biden do të falë të gjithë të dënuarit për
Joe Biden

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të falë të gjithë të dënuarit në nivel federal për posedim marijuanë përmes një urdhri ekzekutiv, njoftoi Shtëpia e Bardhë të enjten.

Në një prononcim për gazetarët, zyrtarë të nivelit të lartë nga administrata amerikane shpjeguan se urdhri do të prekë të dënuarit në nivel federal që nuk janë të dënuar me burg. Kështu, Biden përmbushi një kërkesë të mbështetësve të tij një muaj para zgjedhjeve legjislative afatmesme.

"Unë po shpall faljen e të gjitha krimeve të mëparshme federale për posedim të thjeshtë të marihuanës," thuhet në deklaratë. 

Biden u kërkoi gjithashtu guvernatorëve të shprehin vullnetin e tyre për një numër shumë më të madh njerëzish që kanë shkelur ligjet shtetërore të formës së lehtë që kanë të bëjnë me poseidimin e marijuanës.

 

joe biden shba

Sondazh

Poll