Bota

FT+VD/ Tjetër tragjedi në det! Mbytet në ishujt grekë anija me emigrantë, 16 gra të vdekura dhe 15 të zhdukur

Në total, në bordin e anijes në Lesvos ndodheshin rreth 40 persona, sipas deklaratave të të mbijetuarëve. Deri më tani rreth 15 persona rezultojnë të zhdukur ndërkohë 9 gra u nxorrën të vdekura nga ujë dhe u dërguan në morg

6 Tetor 2022, 22:38 Nga e.k
FT+VD/ Tjetër tragjedi në det! Mbytet në ishujt grekë anija
Pamje nga vendi i ngjarjes

GREQI- Tjetër tragjedi është shënuar në brigjet e Greqisë. Sipas informacioneve të publikuara në mediat greke mësohet se 16 gra me origjinë afrikane kanë humbur jetën pasi anija e tyre u mbyt në zonën detare Petalidi të Thermit në Lesbosin lindor.

Varka u mbyt në orët e para të së enjtes në zonën detare “Provoskida” në lindje të ishullit. Ekipet e shpëtimit mbërritën në kohë por fatkeqësisht nuk mund t'i shpëtonin dot të gjithë.

FT+VD/ Tjetër tragjedi në det! Mbytet në ishujt grekë anija
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në total, në bordin e anijes në Lesvos ndodheshin rreth 40 persona, sipas deklaratave të të mbijetuarëve. Deri më tani rreth 15 persona rezultojnë të zhdukur ndërkohë 9 gra u nxorrën të vdekura nga ujë dhe u dërguan në morg

Varka me emigrantët, sipas informacionit, u largua mbrëmjen e së mërkurës nga zona e Ayasmat pranë Ayvali, pavarsisht motit të keq me erëra të forta në ngushticë. 

greqi policia greke mbytet anije me 40 persona ne greqi

Sondazh

Poll