Bota

FOTO/ Makina luksoze, armë dhe mijëra euro! Çfarë u kap në aksion kundër fajdeve në Prizren

Policia ka publikuar fotot e materialeve të sekuestruara në operacionin policor “Toto”, ku duken disa lloje armësh zjarri, makina dhe para në euro.

6 Tetor 2022, 21:02 Nga e.k
FOTO/ Makina luksoze, armë dhe mijëra euro! Çfarë u kap
Makinat e sekuestruara

PRIZREN- 13 persona, mes tyre një zyrtar policie u arrestuan një ditë më parë në Kosovë, nën akuzat për veprat penale fajde, organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Një hetim disa javor çoi në bastisjen e 19 lokacioneve nën pretendimin se të dyshuarit ishin marrë me veprat penale “fajde”, “detyrim” dhe “organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Policia ka publikuar fotot e materialeve të sekuestruara në operacionin policor “Toto”, ku duken disa lloje armësh zjarri, makina dhe para në euro.

FOTO/ Makina luksoze, armë dhe mijëra euro! Çfarë u kap
Armët e sekuestruara

Sipas njoftimit në Prokurorisë Themelore të Prizrenit janë sekuestruar mbi 55 mijë euro, 1,700 franga zvicerane, 50 mijë lek, qindra dollar e dinar serb. Ndërkohë që nga të njëjtët të dyshuar si prova materiale hetuesia sekuestroi edhe gjashtë vetura, dy armë, municion, pajisje kompjuterike dhe 360 pako me cigare pa banderolë.

FOTO/ Makina luksoze, armë dhe mijëra euro! Çfarë u kap
Paratë e sekuestruara

Nga Prokuroria e Prizrenit bëjnë me dije se të dyshuarit janë në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që shtojnë se brenda afateve ligjore do të bëjnë kërkesë pranë gjykatës për të caktuar masën e sigurisë për 13 të arrestuarit.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka përgëzuar Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor për aksionin, duke shtuar se lufta ndaj krimit dhe korrupsionit do të vazhdojë.

kosove prizren policia e prizrenit operacioni toto

Sondazh

Poll