Bota

VIDEO/ Aksidentohet zëvendëspresidentja e SHBA-ve Kalama Harris, momenti kur përpiqet të largohet nga vendi i ngjarjes

Aksidenti është konfirmuar nga zëdhënësi i Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi, por fillimisht u përpoq të mbahej e fshehtë ngjarja duke u raportuar si një defekt në makinë. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale nuk u lanë rrugë tjetër autoriteteve veçse të pranonin se Harris ishte përfshirë në një aksident.

6 Tetor 2022, 19:54 Nga F.M
VIDEO/ Aksidentohet zëvendëspresidentja e SHBA-ve Kalama Harris,
Kamala Harris

SHBA- Zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Kamala Harris, është përfshirë në një aksident automobilistik. Mediat shkruajnë se Harris ishte nisur për në Shtëpinë e Bardhë pak para orës 10:30 të së hënës kur shoferi i makinës së saj bëri një kthesë të gabuar dhe goditi një bordure.

Aksidenti është konfirmuar nga zëdhënësi i Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi, por fillimisht u përpoq të mbahej e fshehtë ngjarja duke u raportuar si një defekt në makinë. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale nuk u lanë rrugë tjetër autoriteteve veçse të pranonin se Harris ishte përfshirë në një aksident.

Videoja, e cila duket se është kapur nga godinë shumëkatëshe, tregonte roje të armatosura që qëndronin rreth automjeteve të parkuara në hyrje të një nënkalimi ndërsa Harris po largohej nga vendi i ngjarjes.

“O Zot, është Kamala!” Është ajo, ja ku është, e pashë. Ishte në makinën që u përplas, kjo është çmenduri”, dëgjohet një dëshmitar.


Zëvendëspresidentja thuhet gjithashtu se pyet se si mund të ndodhë një aksident i tillë duke pasur parasysh nivelin e lartë të trajnimit të ofruar për drejtuesit e saj.

Zëdhënësja e Harris, Kirsten Allen u tha mediave: Zëvendëspresidentja nuk u lëndua dhe vlerëson reagimin e shpejtë të stafit për ta çuar atë në Shtëpinë e Bardhë të sigurt!

kamala harris aksidentohet kamala harris

Sondazh

Poll