Bota

OBSH ngre alarmin për shurupet e kollës të prodhuara në Indi pas vdekjes së 66 fëmijëve

OBSH tha se analizat laboratorike të mostrave të produkteve “konfirmojnë se ato përmbajnë sasi të papranueshme të dietilen glikolit dhe etilen glikolit si ndotës”. Substancat ishin toksike dhe efektet e tyre “mund të përfshijnë dhimbje barku, të vjella, diarre, pamundësi për të urinuar, dhimbje koke, gjendje mendore të ndryshuar dhe dëmtim akut të veshkave që mund të çojnë në vdekje”, shtoi ai.

6 Tetor 2022, 18:59 Nga e.k

 

OBSH ngre alarmin për shurupet e kollës të prodhuara në Indi
Tedros Adhanom Ghebreyesus

 

GJENEVË- Një alarm global është lëshuar për katër shurupe për kollën pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se ato mund të lidhen me vdekjen e 66 fëmijëve në Gambia.

"Shurupet kanë qenë të lidhura potencialisht me lëndime aktuale të veshkave dhe 66 vdekje aktuale të fëmijëve”, thuhet në deklaratë.

"Produktet ishin prodhuar në një kompani indiane, Maiden Pharmaceuricals, e cila kishte dështuar të jepte garanci për sigurinë e tyre", shtoi OBSH.

BBC ka kontaktuar me Maiden Pharmaceuricals për një koment.

https://www.who.int/news/item/05-10-2022-medical-product-alert-n-6-2022-substandard-(contaminated)-paediatric-medicines

OBSH paralajmëroi se përdorimi i tyre mund të rezultojë në lëndime serioze ose vdekje, veçanërisht te fëmijët. Ndërhyrja e OBSH-së erdhi pasi autoritetet mjekësore në Gambia, një destinacion popullor turistik, zbuluan një rritje të rasteve të dëmtimit akut të veshkave tek fëmijët nën moshën pesë vjeç në fund të korrikut. Qeveria e Gambisë që atëherë ka pezulluar përdorimin e të gjitha shurupeve dhe u ka kërkuar njerëzve të përdorin tableta në vend të tyre.

OBSH tha se analizat laboratorike të mostrave të produkteve “konfirmojnë se ato përmbajnë sasi të papranueshme të dietilen glikolit dhe etilen glikolit si ndotës”. Substancat ishin toksike dhe efektet e tyre “mund të përfshijnë dhimbje barku, të vjella, diarre, pamundësi për të urinuar, dhimbje koke, gjendje mendore të ndryshuar dhe dëmtim akut të veshkave që mund të çojnë në vdekje”, shtoi ai.

Zyrtarët shëndetësorë të Gambisë thanë muajin e kaluar se dhjetëra fëmijë kishin vdekur, pa dhënë një numër të saktë.

Duke folur në Gjenevë të mërkurën, shefi i OBSH-së Tedros Ghebreyesus tha: “Humbja e këtyre jetëve të reja është përtej zemërthyerjes për familjet e tyre”.

OBSH tha se Organizata Qendrore e Kontrollit të Standardeve të Barnave të Indisë tregoi se prodhuesi mund të ketë furnizuar me medikamentet e kontaminuara vetëm Gambian, raporton agjencia e lajmeve AFP, duke cituar një email nga agjencia shëndetësore e OKB-së.

Por OBSH tha se “ekspozimi global” ishte i mundur pasi “prodhuesi mund të ketë përdorur të njëjtin material të kontaminuar në produkte të tjera dhe i ka shpërndarë ato në vend ose i ka eksportuar”, raporton agjencia.

obsh

Sondazh

Poll