Politike

Do të bashkoheni me Berishën, nëse gjykata e njeh si kryetar të PD? Korreshi: Po atje do shkoj, ku do vete unë…?

Saimir Korreshi, i pyetur nëse do të rreshotohet krah Berishës nëse gjykat e njeh ligjërisht si kreun e PD, Korreshi pohoi se do të bashkohet me Berishën. 

6 Tetor 2022, 18:00 Nga k.m.
Do të bashkoheni me Berishën, nëse gjykata e njeh si kryetar
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, foli për zhvillimet brenda kësaj force politike, duke thënë se partia, e cila tashmë është e ndarë në dy kampe, në këtë moment duhet të jetë e bashkuar. Në një intervistë për "ABC", i pyetur nëse do të rreshotohet krah Berishës nëse gjykat e njeh ligjërisht si kreun e PD, Korreshi pohoi se do të bashkohet me Berishën. 

Korreshi: Unë kam patur rezervat e mia për Rithemelimin, por këtu jemi për PD. Duam apo nuk duam… Pjesën ma të  madhe të fajit e ka opozita se ka patur hallet e veta dhe nuk ka ditur t’i zgjidhë.Ne duhet të dimë se kish duhet të jetë dhe de juro. Kjo gjykatë nuk mund të presë dhe nuk harxhon një orë për tu marrë me PD. Ne duhet të dimë se cili nga Kuvendet, do të njohë gjykata. PD varet nga në vendim gjykate. Ne do të bashkojmë PD, sa të më jepet zëri, debatet do ti brenda institucioneve dhe jo nëpër televizione, kjo  nuk e ndihmon PD të rritet.

Pyetje: Do të bashkoheni e zotin Berisha?

Korreshi: Patjetër, nëse do të jetë kryetari i PD ku do të vetë unë. Luftën tonë e bëjmë brenda selisë së PD. Berisha më këdo që të kandidojë brenda PD ai fiton. Ka zëra se mund të kthehet Basha, por kjo do ti bënte akoma më shumë dëm PD-së. Ne duhet të mendojmë si të sjellim fitoren në PD. 

saimir korreshi

Sondazh

Poll