Bota

Lëndohet kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mungon sot në seancë

Megjithatë nuk e la pa shfrytëzuar rastin në mënyrë që t'i uronte shërim të shpejtë kolegut të saj.

6 Tetor 2022, 16:22 Nga k.m.
Lëndohet kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mungon
Glauk Konjufca

PRISHTINË- Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, mbrëmë ka pësuar një krisje të gjurit. Lajmin e ka konfirmuar shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes VetëVendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila nuk dha shumë detaje për mungesën e kolegut të saj.

Megjithatë nuk e la pa shfrytëzuar rastin në mënyrë që t'i uronte shërim të shpejtë kolegut të saj.

“Kryetari i Kuvendit prej sot s’do të jetë në kuvend në vendin e tij të punës, për arsye shëndetësore. Kryetari ka pasur një lëndim fizik mbrëmë dhe me rekomandim të mjekut do të duhet të qëndrojë në shtëpi në mënyrë që të ketë rikuperim të këmbës”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila.

glauk konjufca

Sondazh

Poll