Bota

EPC/ Osmani publikon fotot me liderët evropian: Shprehëm përkushtimin tonë për paqe

Në fotografi ajo shihet me presidentin francez Emmanuel Macron, kryeminsitren britanike Liz Truss, presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, kryeministrin holandez Mark Rutte dhe liderë të tjerë.

6 Tetor 2022, 15:43 Nga I.A
EPC/ Osmani publikon fotot me liderët evropian: Shprehëm
Pamjet nga samiti

PRAGË- Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar disa fotografi nga bisedat e shkurta që ka pasë me liderë europianë në kuadër të samitit Komunitetit Politik Europian në Pragë. Në fotografi ajo shihet me presidentin francez Emmanuel Macron, kryeminsitren britanike Liz Truss, presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, kryeministrin holandez Mark Rutte dhe liderë të tjerë, por në asnjë foto nuk shihet me kryeministrin Edi Rama.

“Krahas liderëve nga mbarë Evropa në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian për të shprehur përkushtimin tonë për paqe të qëndrueshme dhe të ardhmen tonë euroatlantike!”, ka shkruar Osmani krahas fotografive.

vjosa osmani liz truss recep tayyip erdogan emmanuel macron samiti i prages komuniteti politik evropian

Sondazh

Poll