Bota

Komuniteti Politik Evropian/ Charles Michel: Ne ndajmë të njëjtat sfida

Sipas Michel shtetet që janë mbledhur sot janë bashkuar nga tematika e sigurisë, energjisë, migrimit dhe përpiqen për stabilitet dhe paqe.

6 Tetor 2022, 14:11 Nga I.A
Komuniteti Politik Evropian/ Charles Michel: Ne ndajmë të njëjtat
Charles Michel

PRAGË- Vendet që takohen sot në Pragë ndajnë të njëjtin kontinent dhe të njëjtat sfida, tha sot Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, kur mbërriti në takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Sipas Michel shtetet që janë mbledhur sot janë bashkuar nga tematika e sigurisë, energjisë, migrimit dhe përpiqen për stabilitet dhe paqe.

"Ne do të diskutojmë në thellësi se si të mbrojmë së bashku interesat e qytetarëve tanë në të gjithë kontinentin," tha Michel. Sipas tij, formati i ri i takimit mund të kontribuojë në një diskutim gjithëpërfshirës dhe të detajuar të temave të rëndësishme.

Përfaqësuesit më të lartë të 44 vendeve evropiane takohen sot në Pragë për takimin e parë të një formati më të gjerë të shteteve evropiane, Rusia dhe Bjellorusia nuk janë të ftuara. Kryeministri çek Petr Fiala mirëpret të gjithë shtetarët në oborrin e Kalasë së Pragës. 

charles michel samiti i prages

Sondazh

Poll