Bota

Sulmi në Tajlandë, numri i viktimave shkon në 38, autori vret dhe familjen e tij bashkë me veten

Policia lokale tha se sulmuesi ishte i armatosur me një armë gjahu, një pistoletë dhe një thikë dhe se ai u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet.

6 Tetor 2022, 14:49 Nga I.A
Sulmi në Tajlandë, numri i viktimave shkon në 38, autori vret dhe
Shkolla

TAJLANDË- Numri i të vrarëve në shkollën në Tajlandë ka shkuar në 38. BBC shkruan se policia ka konfirmuar në një komunikim për shtyp se ish-efektivi i cili qëlloi në këtë shkollë ka vrarë vetën. 

Në këtë sulm janë vrarë më shumë 20 fëmijë. Ndërkohë që tre nga fëmijët e vrarë kanë qenë vetëm 3 vjeç.  Videot e postuara në mediat sociale treguan fletë që mbulonin trupat e fëmijëve të shtrirë në pellgje gjaku në qendër në qytetin Uthai Sawan në provincën verilindore të Nong Bua Lamphu.

Policia lokale tha se sulmuesi ishte i armatosur me një armë gjahu, një pistoletë dhe një thikë dhe se ai u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet. Pasi u arratis, sulmuesi u kthye në shtëpinë e tij dhe vrau veten së bashku me gruan dhe fëmijën e tij.

sulm ne tajlande

Sondazh

Poll