Bota

Takimi me Berishën, Duka: Disa deputetë të Alibeajt kanë pranuar të bashkohen me koalicionin tonë

Po ashtu, Duka theksoi se disa nga deputetët që mbështesin Alibeajn kanë pranuar që të bashkohen dhe të dalin me një kandidat të përbashkët.  

6 Tetor 2022, 11:47 Nga I.A
 
Takimi me Berishën, Duka: Disa deputetë të Alibeajt kanë
Agron Duka

TIRANË- Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka folur pas takimit me kreun e PD Sali Berisha për zgjedhjet vendore 2023. Duke folur për mediat, Duka tha se ata kanë pranuar propozimin e Berishës për një kandidat të përbashkët dhe që mos të përfshijnë grupin e Enkelejd Alibeajt. Po ashtu, Duka theksoi se disa nga deputetët që mbështesin Alibeajn kanë pranuar që të bashkohen dhe të dalin me një kandidat të përbashkët.  

"Ne vetë kemi menduar që duhet patjetër të jemi sa më të bashkuar dhe për të dalë me një kandidaturë të vetme sepse nëse do dilnim me disa kandidatura do humbnim. Takimi shkoi shumë mirë. Berisha i priti shumë mirë propozimet tona, si modalitetet për të dalë me një kandidaturë të përbashkët. Ne propozuam ose sondazhet si dhe primare të hapura. Berisha tha më duket interesante shumë e mirë. Do shikojmë dhe mundësinë se sa kemi për të shpenzuar, kërkon dhe gatishmërinë. Duhet të flasim dhe me parti të tjera, dhe ato jo parlamentare, grupin e Alibeajt. Mendoj që takimi qe i frytshëm. Shpresoj që kjo dakordësia parimisht të kthehet në detaje. Bëhet një platformë e përbashkët, ku një grup të monitorojë procesin atëherë themi se kemi arritur rezulta. Ato që kemi takuar janë të gatshëm dhe janë me të njëjtën mendje dhe e përkrahin idenë për dalje me një kandidat të përbashkët, Ka nga ata, s’ka gjë për të fshehur dhe tentojnë dhe pretendojnë që të kandidojnë për kryetar bashkie. Këto zgjedhje vendore kanë rëndësi dhe nuk ka asgjë të keqe që ndonjë prej tyre lë mandatin dhe sakrifikon për zonën e vetë. Ja kemi borxh shqiptarëve që të kthejmë në normalitet politikën e vendit. Jam pro sondazheve. Është më e drejtë. Do të vendoset nga të gjitha palët. Me rëndësi është që të biem dakord. Nëse ulemi në një tryezë, gjuha gjendet”, tha Duka.

Ditën e djeshme, kreu i PD-së, Sali Berisha u takua me kryetarët e partive aleate. Në takim u diskutua për bashkëpunimin për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët. Në takim morën pjesë kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kryetari i Partisë së të Drejtave të Njeriut Vangjel Dule, kryetari i Partisë Agraro-ambienbtaliste, Agron Duka dhe kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehu.

agron duka sali berisha

Sondazh

Poll