Bota

DETAJE/ Operacioni Toto në Kosovë, 13 persona në pranga, sekuestrohen mbi 50 mijë euro

Gazeta Express shkruan se 13 persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale  “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, fajde, detyrim” si dhe janë sekuestruar mbi 50 mijë euro

6 Tetor 2022, 09:50 Nga I.A
DETAJE/ Operacioni Toto në Kosovë, 13 persona në pranga,
Foto Ilustruese

KOSOVË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni 'Toto' në Kosovë. Gazeta Express shkruan se 13 persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale  “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, fajde, detyrim” si dhe janë sekuestruar mbi 50 mijë euro.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:50 në qytetet, Prizren, Malishevë, Suharekë dhe Prishtinë.

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, me autorizim të Prokurorit të shtetit Prokuroria Themelore Prizren, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, të mbështetur  nga njësitë e specializuara policore kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës dhe operacionin e koduar TOTO”, thuhet në njoftim.

Gjatë operacionit janë kontrolluar 19 vendbanime dhe lokale.  Ndërkaq siç bëhet e ditur, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: para të gatshme 55.388 euro, 1.700 franga zvicerane, 50.000 lek, 100 dollar, 1.320 dinar serb, dy armë zjarri, 39 copë fishek, 29 telefona celularë, 1 kompjuter laptop, 2 USB, 350 pako cigare pa banderola dhe 6 makina.

operacioni toto

Sondazh

Poll