Bota

VIDEO/ Tentoi të bënte një selife, truproja i Louis Vuitton kap në shpulla 13-vjeçarin

Klipi prej katër sekondash tregon një roje sigurie që i afrohet një djali të ri, të cilin ai e kap me krahun e djathtë përpara se të shfaqet duke e goditur me shuplakë në fytyrë me dorën e majtë.

6 Tetor 2022, 08:37 Nga I.A
VIDEO/ Tentoi të bënte një selife, truproja i Louis Vuitton kap
Momenti i shuplakes

FRANCË- Një video që thuhet se tregon një fëmijë 13-vjeçar që goditet me shuplakë nga një roje sigurie jashtë Luvrit të martën, gjatë Javës së Modës në Paris, është shpërndarë gjerësisht në internet. Ai u filmua gjatë një eventi të organizuar në galerinë e artit nga kompania franceze Moët Hennessy Louis Vuitton [LVMH], e specializuar në modën luksoze. Postuar në Twitter nga avokati dhe komentatori francez Juan Branco, pamjet kanë mbledhur më shumë se 450,000 shikime.

Klipi prej katër sekondash tregon një roje sigurie që i afrohet një djali të ri, të cilin ai e kap me krahun e djathtë përpara se të shfaqet duke e goditur me shuplakë në fytyrë me dorën e majtë.

Branco tha se pamjet u regjistruan dhe u postuan fillimisht në internet nga një dëshmitar okular, i cili e hoqi videon pasi u kërcënua. Avokati tha se incidenti ndodhi në esplanadën e Le Louvre dhe se arsyeja qw kjo ndodhi ishte se donte tw bwnte një selfie.

"Pasi u transmetua pamjet, verifikova origjinën, kushtet e fshirjes dhe vendosa ta bëj publike. Si një avokat dhe një personazh publik, dhe gjithashtu shumë njohës i kësaj bote, nuk mund të kërcënohem siç do të kërcënohej personi origjinal. Megjithatë është jashtëzakonisht problematike të shohësh se si mund të ketë kaluar pa u vënë re," tha Branco.

Një zëdhënës i Louis Vuitton tha për Newsweek: Louis Vuitton dënon të gjitha format e dhunës dhe sinqerisht kërkon falje për këtë veprim të pafalshëm. Sapo Maison u bë në dijeni për këtë incident, ofruesi i shërbimit u kontaktua menjëherë për të siguruar që agjenti i sigurisë të mos punonte më për Louis Vuitton dhe se masat e nevojshme do të zbatoheshin për të parandaluar çdo rishfaqje në të ardhmen.

moët hennessy louis vuitton louis vuitton

Sondazh

Poll