Bota

 Ndrangheta/ Arrestohen 36 persona në Itali, u sekuestrohen 7 milionë euro pasuri nga trafiku i drogës

Në të njëjtën kohë u kryen kontrolle dhe sekuestrim të pasurive që u atribuohen anëtarëve të organizatës në vlerë mbi 7 milionë euro, si dhe e gjithë aseteve të korporatave të 2 kompanive

6 Tetor 2022, 09:16 Nga I.A
 Ndrangheta/ Arrestohen 36 persona në Itali, u sekuestrohen 7
Foto Ilustruese

ITALI- 36 persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës u arrestuan mëngjesin e sotëm në Itali. Mediat italiane shkruajnë se këta persona dyshohet se kanë lidhje me grupin kriminal të 'Ndrangheta'. Në të njëjtën kohë u kryen kontrolle dhe sekuestrim të pasurive që u atribuohen anëtarëve të organizatës në vlerë mbi 7 milionë euro, si dhe e gjithë aseteve të korporatave të 2 kompanive

Operacioni përbën epilogun e hetimeve, në të cilat u sekuestruan më shumë se 4 ton kokainë me vlerë rreth 800 milionë euro, të kryera nga Grupi i Hetimit të Krimit të Organizuar (GICO) të Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare Reggio, Kalabria.

ndrangheta

Sondazh

Poll