Bota

Artisti ukrainas i shndërron muret e Harkivit në ditar lufte

Shumë kohë para se të niste pushtimi rus në shkurt, ky artist 35-vjeçar, ishte i njohur në Ukrainë dhe më gjerë për muralet e tij. Ai ndonjëherë i kujton muralet bardhë e zi që kishin ndryshuar fytyrën e Harkiviti dhe ishin bërë emblema të një brezi të ri që përpiqej të shkëputej nga identiteti post-sovjetik i qytetit.

6 Tetor 2022, 08:05 Nga A.B
Artisti ukrainas i shndërron muret e Harkivit në ditar lufte
Artisti

Në një rrugë në mes të Harkivit të goditur rëndë nga lufta, Hamlet Zinkivskiy ndalet dhe shikon xhamat e thyer të dritareve, që i ngjasojnë me mozaik, teksa në to reflekton drita e diellit.

“Nëse nuk e mendoni vdekjen dhe shkatërrimin, kjo duket e bukur”, thotë Zinkivskiy, një artist, i cili ka lindur në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. Ai, sikurse shumë banorë të këtij qyteti, ka qenë dëshmitar se si qyteti është shkatërruar nga bombat dhe raketat ruse.

Shumë kohë para se të niste pushtimi rus në shkurt, ky artist 35-vjeçar, ishte i njohur në Ukrainë dhe më gjerë për muralet e tij. Ai ndonjëherë i kujton muralet bardhë e zi që kishin ndryshuar fytyrën e Harkiviti dhe ishin bërë emblema të një brezi të ri që përpiqej të shkëputej nga identiteti post-sovjetik i qytetit.

Qyteti i dashur i Zinkivskiyt, që gjendet vetëm 30 kilometra nga kufiri me Rusinë, është goditur rëndë qëkur ka nisur pushtimi. Në ditën e parë të pushtimit, më 24 shkurt, trupat ruse arritën në pjesën veriore të periferisë së qytetit, duke e vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij.

Sikurse shumë banorë të qyteteve ukrainase që ishin nën sulm, Zinkivskiy u strehua atë natë në stacionin e metrosë të qytetit. “Nata në stacionin e metrosë... ishte eksperienca më e keqe e jetës sime”, kujton ai. “Frikë totale, panik total, një i ftohtë i paparë”.

Që atëherë, Harkivi ka kaluar nëpër shumë kohë të vështira, por qyteti nuk ka rënë. Në mesin e muajit maj, njësitë ruse u dëbuan nga rrethinat e qytetit, dhe në mesin e shtatorit forcat ukrainase rimorën pothuajse të gjithë territorin e rajonit të Harkivit që rusët kishin pushtuar, duke i dhënë një goditje të rëndë Moskës përmes një kundërofensive të shpejtë, që befasoi shumë vëzhgues dhe shumë banorë të këtij qyteti./REL

artisti

Sondazh

Poll