Bota

Operacioni “TOTO”, arrestohen disa persona për fajde e skema piramidale, mes tyre dhe një polic

Mediat e Kosovës shkruajnë se është bërë arrestimi i disa personave të dyshuar (përfshirë edhe një zyrtar policor) si dhe është ushtruar kontroll në disa banesa e lokale në Prizren, Prishtinë, Malishevë, Suharekë. 

6 Tetor 2022, 00:05 Nga F.M
Operacioni “TOTO”, arrestohen disa persona për fajde e skema
Foto Ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Gjykatës Themelore në Prizren, janë duke realizuar një operacion të gjerë të koduar me emrin “TOTO” në disa rajone të vendit.

Mediat e Kosovës shkruajnë se është bërë arrestimi i disa personave të dyshuar (përfshirë edhe një zyrtar policor) si dhe është ushtruar kontroll në disa banesa e lokale në Prizren, Prishtinë, Malishevë, Suharekë. 

Përmes një komunikate të Policisë bëhet e ditur se operacioni vjen pas disa muajve hetim. Të arreatuarit akuzohen se kanë kryer vepra penale të “Fajdes”, Detyrimit” dhe “Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, disa vetura, telefona, armë dhe municion.

Operacioni është ende në zhvillim e sipër e detajet shtesë do të ofrohen pas përfundimit të operacionit policor përmes një komunikate shtesë.

operacioni toto

Sondazh

Poll