Aktualitet

Aksident i katërfishtë në aksin Lezhë-Milot! Një vajzë në gjendje të rëndë, niset drejt Traumës

Drejtuesja e mjetit ka mbetur e plagosur është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë ku mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

5 Tetor 2022, 21:43 Nga e.k
Aksident i katërfishtë në aksin Lezhë-Milot! Një
Foto ilustruese

MILOT- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Milot, ku 4 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve një mjet që drejtohej nga një vajzë, ka humbur kontrolli dhe është përplasur me trafikndarësen, e si pasojë i ka dalë para një mjeti tjetër duke përfshirë në këtë aksident dhe makina të tjera.

Drejtuesja e mjetit ka mbetur e plagosur është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë ku mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

aksidentet rrugore

Sondazh

Poll