Bota

Donte të takonte Papën, turisti amerikan dëmton skulpturat në Vatikan

Bëhet fjalë për dy buste antike të vendosura në dy rafte brenda Galerisë Chiaramonti. Turisti është dërguar në polici për t’u marrë në pyetje. Dy bustet u dërguan në laboratorët e Vatikanit për t’iu nënshtruar restaurimit.

5 Tetor 2022, 20:41 Nga e.k
Donte të takonte Papën, turisti amerikan dëmton skulpturat
Pamje nga vendi i ngjarjes

ITALI- Policia e Romës ndaloi një 50-vjeçar amerikan me origjinë egjiptiane identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, i cili hodhi në tokë dhe dëmtoi dy skulptura brenda Muzeut të Vatikanit.

Bëhet fjalë për dy buste antike të vendosura në dy rafte brenda Galerisë Chiaramonti. Turisti është dërguar në polici për t’u marrë në pyetje. Dy bustet u dërguan në laboratorët e Vatikanit për t’iu nënshtruar restaurimit.

Mediat italiane raportojnë se turisti, dukshëm i shqetësuar, tha se donte të fliste me Papën. Pasi u përpoq të arratisej, ai u bllokua nga xhandarmëria e Vatikanit, ndërsa Inspektorati i Vatikanit ndërhyri më vonë.

vatikan rome itali incident ne vatikan

Sondazh

Poll