Bota

Putini nënshkruan dekretin për transferimin e centralit bërthamor të Ukrainës në Rusi

Agjencia shtetërore e Ukrainës bërthamore Energoatom e kritikoi dekretin, duke e quajtur “të pavlefshëm, absurd dhe joadekuat”.

5 Tetor 2022, 21:40 Nga e.k
Putini nënshkruan dekretin për transferimin e centralit bërthamor
Centrali bërthamor i Zaporizhjas. 4 gusht 2022.

UKRAINË- Presidenti Vladimir Putin ka nënshkruar dekretin për transferimin e centralit bërthamor të Zaporizhzhia në jug të Ukrainës nën kontrollin rus.

Centrali bërthamor ka qenë i pushtuar nga trupat ruse që në ditët e para të luftës, megjithatë drejtohet ende nga teknikë ukrainas. Kreu i rregullatorëve të energjisë në Kiev u ka kërkuar punëtorëve të mos nënshkruajnë asnjë dokument me pushtuesit rusë, shkruan BBC.

Agjencia shtetërore e Ukrainës bërthamore Energoatom e kritikoi dekretin, duke e quajtur “të pavlefshëm, absurd dhe joadekuat”. Ky veprim shënon pjesën e parë të planeve të Putinit për të rivendosur “stabilitetin” në provincën e aneksuar ilegalisht, ku forcat ruse kanë humbur gradualisht terren ndaj forcave ukrainase.

Ndërkohë, mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, IAEA, tha se është njoftuar për planet për të rifilluar një reaktor në termocentral. Të gjashtë reaktorët në vend kanë qenë jashtë linje për javë të tëra.

centrali berthamor zaporizhzhia

Sondazh

Poll