Bota

VIDEO/ Britma dhe të qara, rojet bregdetare godasin me shkopinj emigrantët në varka

Videoja është publikuar nga ministri grek i emigracionit dhe azilit, Notis Mitarakis, i cili thotë se emigrantët janë qëlluar nga rojet e Turqisë dhe shpëtuar nga rojet bregdetare greke.

5 Tetor 2022, 19:55 Nga e.k
VIDEO/ Britma dhe të qara, rojet bregdetare godasin me shkopinj
Pamje nga vendi i ngjarjes

GREQI- Një video drithëruese është publikuar në rrjetet sociale, ku shihen se si disa emigrantë të jashtëligjshëm goditen me shkopa e litarë nga rojet bregdetare turke.

Videoja është publikuar nga ministri grek i emigracionit dhe azilit, Notis Mitarakis, i cili thotë se emigrantët janë qëlluar nga rojet e Turqisë dhe shpëtuar nga rojet bregdetare greke.


Siç shihet në video, varka është plot me emigrantë të cilët bërtasin dhe luten, ndërkohë që Rojet Bregdetare turke përdorin shkopinj për të larguar emigrantët.

Mitarakis tha se incidenti tregon mosrespektimin e Turqisë për ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjen midis BE-së dhe Ankarasë të nënshkruar në mars 2016.

greqi

Sondazh

Poll