Aktualitet

Kërkesa për rritjen e pagave, pedagogu: Qeveria po jep lëmoshë, do bojkotojmë mësimin deri sa të marrim përgjigje pozitive

Më tej shtoi se ata do të arrijnë në bojkot të mësimit deri sa të marrin një përgjigje pozitive nga qeveria për kërkesat e tyre.

5 Tetor 2022, 21:24 Nga F.M
Kërkesa për rritjen e pagave, pedagogu: Qeveria po jep
Aleksandër Kovaçi

TIRANË- Aleksandër Kovaçi, Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit të Lartë tha se do të bojkotojnë mësimin deri në momentin që të marrin një përgjigje pozitive për rritjen e pagave të tyre. I ftuar në emisionin “Open”, Kovaçi deklaroi se rritjen që propozon qeveria, e cilësojnë si lëmoshë. Ai shton se universiteti e ka të pamundur t’i rrisë vetë rrogat e stafit.

“Përgjigjja e qeverisë, e paarsyeshme për ne, e konsiderojmë lëmoshë. Së pari qeveria e ka rritur vetëm 7% sepse 8% është e universiteti, pra e marr aty dhe ta jap këtu. Sot edhe UT nuk arrin  të paguajnë personelin e jashtëm sepse të ardhurat nga universiteti mbulojnë pagesat e të jashtmëve, së dyti shërbime të ndryshme për studentët, në këtë prizëm nuk ka asnjë mbetje për të rritur. Kemi dhe dy paga aktuale që paguhen nga të ardhurat e universitetit. Pra universiteti nuk ka mundësi ta përballojë. Do vazhdojmë protestën, sepse kërkesat tona janë minimale. Universiteti që në hyrje të detyron të kesh disa kualitete, pra edhe shpërblimi duhet të jetë i njëjtë. Duke qenë se qeveria ka pasur një paragjykim se universitetet kanë rroga të larta, që në 2004 nuk janë rritur ndonjëherë pagat. Autonomia nuk ka të bëjë me financën, por kërkimet shkencore. Kush i uli tarifat e studentëve? Qeveria! Pra ishin tarifat tona, do të thotë që nuk është autonome sa i kohë qeveria mund t’i ulë, duhej t’i ulte por të rriste grantin. Nëse ul tarifën duhet të subvencionosh. Nuk do të futem në mësim, do të bojkotojmë deri sa qeveria të na japë një përgjigje pozitive,"- tha ai.

aleksandër kovaçi protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll