Aktualitet

VIDEO/ Po bënte drift me 'BMW-në' dhe i postoi pamjet në Tik-Tok, e pëson shoferi në Pogradec! Gjobitet dhe i bllokojnë makinën

Në pamjet e shpërndara nga Policia e Shtetit drejtuesi i një mjeti “BMW” duket se po lëviz me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe kryen manovra të rrezikshme një zonë të banuar, duke u kthyer në një rrezik për kalimtarët, por dhe mjetet e tjera.

5 Tetor 2022, 14:11 Nga e.k

 

VIDEO/ Po bënte drift me 'BMW-në' dhe i postoi pamjet
Momenti kur drejtuesi i BMW-së bën drigt në rrugë

POGRADEC- Drift-i i shpërndarë në rrjetin social TikTok ka marrë në "qafë" një të ri në Pogradec. Drejtuesi i mjetiti i identifikuar me inicialet S.ZH është gjobitur me 55 mijë lekë dhe i është bllokuar mjeti pas publikimit të videos në rrjete sociale.


Në pamjet e shpërndara nga Policia e Shtetit drejtuesi i një mjeti “BMW” duket se po lëviz me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe kryen manovra të rrezikshme një zonë të banuar, duke u kthyer në një rrezik për kalimtarët, por dhe mjetet e tjera.

Drejtuesi i mjetit po kryente manovrat e rrezikshme në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht, përveç kësja ai ka ndryshuar sensin e lëvizjes dhe pas shoqërimit në Komisariat, rezultoi se ky ai po drejtonte makinën pa siguracion dhe pa kryer kontrollin teknik. 

 

policia e shtetit

Sondazh

Poll