Aktualitet

“Subvencion përtej tetorit”, transporti publik kërkon mbështetje: Ose të rritet çmimi i biletës 80 lekë

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ka deklaruar se nëse nuk gjendjet një zgjidhje së shpejti ata do të detyrohen që të ndërpresin shërbimin, pasi shpenzimet janë shumë të mëdha.  

5 Tetor 2022, 13:12 Nga I.A
“Subvencion përtej tetorit”, transporti publik kërkon
Urban

TIRANË- Transporti urban qytetas ka paralajmëruar në ndërprerje të shërbimit nëse nuk vazhdon subvencioni i shtetit ose nuk rritet çmimi i biletës. Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ka deklaruar se nëse nuk gjendjet një zgjidhje së shpejti ata do të detyrohen që të ndërpresin shërbimin, pasi shpenzimet janë shumë të mëdha.  

Transporti publik është një ndër sektorët më të prekur nga shtrenjtimi i çmimeve të karburanteve në vend. Kompanitë që ofrojnë këtë shërbim, kanë deklaruar se nëse nuk ndërmerren masa për subvencion nga qeveria ose pushteti lokal, do të rrisin çmimet e biletës deri në 70-80 lekë.

Anëtari i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas Kostandin Foni për A2 Cnn ka deklaruar se ata i kanë zyrtarizuar hapat e tyre me kërkesat që kanë dërguar në institucionet përkatëse.

“Hapat tona i kemi konkretizuar duke dërguar kërkesat në institucionet përkatëse. Pa përgjigje, atëherë edhe operatorëve me ato mundësi financiare që kanë dhe do të operojnë duke minimizuar flotën, përndryshe do shkohet drejt mbylljes”, tha Foni.

Bisedimet mes operatorëve dhe pushtetit lokal dhe atij qendror mbeten në nivelin e ofrimit të shërbimit ose jo, ndërsa shërbimi i ofruar dhe qarkullimi i autobusëve vijon të mbetet kaotik. Në fund të korrikut, qeveria akordoi 500 milionë lekë nga paketa e dytë e rezistencës sociale, si mbështetje për të kompensuar naftën me 100 lekë për litër, për operatorët në treg. 

transporti urban kostandin foni

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Tetor 2022, 11:48 k.m.

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Foto ilustruese TIRANË- Lëkundje tërmeti me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter u ndjenë sot në Tiranë. Tër...