Bota

Ukrainasit futen në “territorin rus” nis çlirimi i vendbanimeve të okupuara nga Kremlini

CNN shkruan se sipas kreu i administratës ushtarake ukrainase të rajonit të Luhansk Serhiy Hayday tha se disa vendbanime janë çliruar deri më tani.

5 Tetor 2022, 14:12 Nga I.A
Ukrainasit futen në “territorin rus” nis çlirimi i
Ukrainë

UKRAINË- "De-okupimi" i rajonit lindor të Ukrainës Luhansk "ka filluar". CNN shkruan se sipas kreu i administratës ushtarake ukrainase të rajonit të Luhansk Serhiy Hayday tha se disa vendbanime janë çliruar deri më tani.

"Disa vendbanime janë çliruar tashmë nga ushtria ruse, nga pushtuesit rusë. Të gjithë ata ushtarë e kuptojnë se një kundërsulm është thjesht i pashmangshëm, ata po mposhten," tha Hayday.

Pas rimarrjes së qytetit kyç lindor të Lyman, në rajonin e Donetskut, gjatë fundjavës, forcat ukrainase kanë vazhduar kundërsulmin e tyre, duke u shtyrë në rajonin e Luhanskut, thanë të hënën zyrtarët pro-rusë dhe propaganduesit. Rusia kontrollon pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut të Ukrainës. Forcat ukrainase çliruan fshatin Bilohorivka në Luhansk në fund të shtatorit.

Hayday u kërkoi banorëve që u larguan nga shtëpitë e tyre në fillim të këtij viti të mos përpiqen të kthehen.

“Unë do të doja t'u bëj thirrje të gjithëve. Së pari, mos u dilni përpara, mos nxitoni të sillni sende dhe të ktheheni. Ne do t'ju njoftojmë se kur dhe ku saktësisht mund të ktheheni. Sepse është e nevojshme që Forcat e Armatosura të Ukrainës të lëvizin më tej vijën e frontit dhe vetëm atëherë do të jetë e mundur të hyni në vendbanime të caktuara. Territori duhet të çminohet,” tha ai.

Ai gjithashtu u bëri thirrje banorëve në zonat e pushtuara të Luhansk që të përpiqen të evakuohen larg vijës së frontit, ose të qëndrojnë në strehimore.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi dokumentet që shpallin aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, teksa Moska nxiton të bllokojë avancimet territoriale që ushtria ukrainase po i arrin në fushën e betejës. Vendimi, një nga hapat ligjorë që Rusia thotë se do të çojë në aneksimin zyrtar të 15% të territorit të Ukrainës, konfirmon se Putin po e vazhdon luftën kundër Ukrainës, pavarësisht se kjo luftë pësoi një ndryshim të madh ushtarak këtë muaj si rezultat i kundërofensivës së forcave ukrainase.

lufta ukraine-rusi serhiy hayday

Sondazh

Poll

Bota 5 Tetor 2022, 11:59 k.m.

Shpallen fituesit e Nobelit për kiminë

Foto ilustruese SUEDI- Carolyn R. Bertozzi, Morten Meldal dhe K. Barry Sharpless kanë fituar çmimin Nobel për kiminë, për krijim...