Bota

Shpallen fituesit e Nobelit për kiminë

Treshja fitoi çmimin për themelimin dhe avancimin e fushave të kimisë pasi kanë sjellë një revolucion në mënyrën se si kimistët e mendojnë për lidhjen e molekulave së bashku.

5 Tetor 2022, 11:59 Nga k.m.
Shpallen fituesit e Nobelit për kiminë
Foto ilustruese

SUEDI- Carolyn R. Bertozzi, Morten Meldal dhe K. Barry Sharpless kanë fituar çmimin Nobel për kiminë, për krijimin e "një mjeti gjenial për ndërtimin e molekulave". 

Treshja fitoi çmimin për themelimin dhe avancimin e fushave të kimisë pasi kanë sjellë një revolucion në mënyrën se si kimistët e mendojnë për lidhjen e molekulave së bashku. Kështu të paktën pretendon Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

"Kimia mundëson reagime të shpejta dhe të drejtpërdrejta, ku "blloqet e ndërtimit molekular këputen së bashku shpejt,"- u shpreh Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave, duke shtuar se parimi mund të sjellë përfitime të botës reale në zhvillimin e farmaceutikëve.

Këtë javë janë ndarë edhe çmimet për Novelin në mjekësi dhe në fizikë. Për mjekësinë u nderua një shkencëtar që zbuloi sekretet e ADN-së së Neandertalit. Tre shkencëtarë të tjerë, së bashku fituan çmimin në Fizikë të martën për të treguar se grimcat e vogla mund të mbajnë një lidhje me njëra-tjetrën edhe kur ndahen.

81-vjeçari Sharpless, ka fituar çmimin Nobel edhe në vitin 2001, duke u bërë personi i pestë që e merr çmimin dy herë. 68-vjeçari Meldal i Universitetit të Kopenhagës në Danimarkë dhe zoti Sharpless, studiues në institucionin kërkimor Scripps në Kaliforni, zbuluan secili në mënyrë të pavarur molekulat e para të tilla që do të bashkoheshin lehtësisht me njëra-tjetrin, por jo me molekula të tjera, duke sjellë si rezultat përdorimin e këtij procesi në prodhimin e ilaçeve dhe polimereve, materiale që përbëhen nga molekula të mëdha, të quajtura makromolekula.

55-vjeçarja Bertozzi, në Universitetin Stanford të Kalifornisë, e ngriti këtë lloj procesi në “një nivel të ri," tha Komiteti Nobel.

Ajo gjeti një mënyrë për ta bërë kiminë e mbërthimit të molekulave me njëra-tjetrën të funksionojë brenda organizmave të gjallë, pa i dëmtuar ato, duke krijuar një metodë të re të njohur si reaksione bio-ortogonale. Reaksione të tilla përdoren tani për të eksploruar qelizat, për të gjurmuar proceset biologjike dhe për të krijuar mjekime më preçize për sëmundje të tilla si kanceri.

"Përdorimi i proceseve kimike brenda pacientëve për t'u siguruar që ilaçet të shkojnë në vendin e duhur dhe të qëndrojnë larg pjesës së gabuar të trupit,"-tha shkencëtarja Bertozzi.

Duke folur me telefon në një konferencë shtypi pas njoftimit, ajo tha se ishte "absolutisht e befasuar" nga marrja e çmimit.

"Ende nuk më besohet, por po bëhet më e vërtetë minutë pas minute,"-tha ajo. Meldal tha se mori një telefonatë nga komiteti i Nobelit rreth gjysmë ore para shpalljes së çmimit.

cmimet nobel

Sondazh

Poll