Bota

ME VIDEO- Mbështet të drejtat e grave në Iran! Eurodeputetja pret flokët në foltoren e PE

Europarlamentarja me origjinë nga Iraku, Abir Al-Sahlani, doli në foltore për të folur për shtypjen e të drejtave të grave në Iran.

5 Tetor 2022, 13:27 Nga A.B
ME VIDEO- Mbështet të drejtat e grave në Iran! Eurodeputetja pret
Politikania

SUEDI- Një politikane suedeze ka prerë flokët e saj gjatë një debati në Parlamentin Evropian, për të treguar solidaritet me demonstratat antiqeveritare në Iran. Europarlamentarja me origjinë nga Iraku, Abir Al-Sahlani, doli në foltore për të folur për shtypjen e të drejtave të grave në Iran.

Derisa gratë e Iranit të jenë të lira, ne do të qëndrojmë me ju”, tha ajo para se të nxirrte gërshërët dhe të priste flokët e saj.

Protestat shpërthyen pasi një grua e re me emrin Mahsa Amini vdiq, pasi u arrestua dhe dyshohet se u rrah nga Policia e Moralit të Iranit për mos mbajtjen e hixhabit.

iran abir al sahlani

Sondazh

Poll

Bota 5 Tetor 2022, 11:59 k.m.

Shpallen fituesit e Nobelit për kiminë

Foto ilustruese SUEDI- Carolyn R. Bertozzi, Morten Meldal dhe K. Barry Sharpless kanë fituar çmimin Nobel për kiminë, për krijim...