Politike

Begaj në Shkodër, pritet nga Spahia, Presidenti: Kjo është vizita ime e parë jashtë Tirane, zgjedhja e duhur!

Begaj do të vlerësojë me Dekoratën “Nderi i Kombit” Gjimnazin “28 Nëntori”, Shkodër, me rastin e 100-vjetorit të krijimit të tij.

5 Tetor 2022, 09:47 Nga A.B
Begaj në Shkodër, pritet nga Spahia, Presidenti: Kjo është
Bajram Begaj dhe Bardh Spahia

SHKODËR- Presidenti Bajram Begaj ndodhet sot në Shkodër. Kreu i Shtetit është pritur nga Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, si dhe do të zhvillojë takime me Prefekten e Qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni, drejtues të Këshillit të Qarkut dhe Këshillit Bashkiak.

Gjatë takimit me Spahiun, Begaj u shpreh se vizita e tij në Shkodër ishte e para ashtë Tiranës që nga marrja e detyrës, ndaj mendoi se Shkodra ishte zgjedhja e duhur. 

“Është vizita ime e parë jashtë Tirane. Mendova se do ishte Shkodra zgjedhja e duhur. Kënaqësi të jem në Shkodër. Falemnderit për pritjen. Shkodra është një qytet i artit, kulturës, atdhedashurisë”-tha Begaj mes të tjerash.

Në Twitter ai u shpreh se e vlerëson bashkëpunimin në nivel lokal. 

'Takim shumë i mirë me Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës z. Bardh Spahia si dhe kryetaren e Këshillit Bashkiak, znj. Brisela Kadija. Vlerësoj bashkëpunimin politik në nivel lokal, një mesazh i shkëlqyer i bashkimit të forcave për të mirën e komunitetit dhe zhvillimin e qytetit.'

Begaj do të vlerësojë me Dekoratën “Nderi i Kombit” Gjimnazin “28 Nëntori”, Shkodër, me rastin e 100-vjetorit të krijimit të tij.

Kreu i Shtetit do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e komuniteteve fetare, si në Myftininë e Shkodrës dhe në Kishën e Madhe, si dhe do të vizitojë Kishën Ortodokse. Në përfundim të vizitës së tij, Begaj do të vizitojë Muzeun Fotografik “Marubi”. Presidenti i Republikës do të shoqërohet nga Zonja e Parë, Armanda Begaj gjatë kësaj vizite në qytetin e Shkodrës.

Kjo vizitë e Begajt vjen pak orë pasi presidenti ka nisur konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen vitin që vjen.

bajram begaj zgjedhjet lokale 2023 bardh spahia

Sondazh

Poll