Bota

Fundi i Marrёveshjes INF me Rusinë, SHBA vë sёrish raketat nё provё

20 Gusht 2019, 13:00 Nga DOSJA
Fundi i Marrёveshjes INF me Rusinë, SHBA vë sёrish raketat nё

SHBA-SHBA-ja  rreth dy javë pas daljes nga Marrëveshja e Çarmatimit, INF me Rusinë kanë vënë në provë raketat me rreze të mesme veprimi. Prova i shërben zhvillimit të “kapaciteteve” të ardhshme, deklaroi Pentagoni.

SHBA komunikuan provën e parë të një rakete me bazë në tokë që pas daljes nga Marrëveshja Bërthamore, INF. Raketa në Kaliforni pas fluturimit prej 500 km e ka goditur destinacionin e duhur, vuri në dukje Ministria e Mbrojtjes. Sipas këtyre njoftimeve raketa u lëshua nga ishulli San-Nicolas para brigjeve të Kalifornisë. Prova e raketës sipas normave të  Marrëveshjes INF ishte e ndaluar.

Pentagoni deklaroi, se kjo ka qenë një “raketë e konfiguruar në mënyrë konvencionale. Megjithatë raketat e parashikuara për koka shpërthyese konvencionale mund të konceptohen në mënyrë të tillë që të aktivizojnë edhe koka shpërthyese atomike.

Raketa e ka goditur “saktësisht” në shenjë objektivin e saj, njoftoi Pentagoni. Të dhënat dhe përvoja nga kjo provë do të përdoren tani për zhvillimin në të ardhmen të “raketave me rreze të mesme veprimi”.

Më 2 gusht SHBA dolën nga Marrëveshja INF me argumentimin, se Rusia prej vitesh e shkel këtë marrëveshje për ҁarmatimin bërthamor. Rusia i hedh poshtë këto akuza të ngritura nga Europa dhe akuzon SHBA-në, se po shkel marrëveshjen. Menjëherë pas daljes nga kjo marrëveshje ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Mark Esper deklaroi zhvillimin e shpejtë të sistemeve të raketave të SHBA-së.

Marrëveshja INF u nënshkrua në vitin 1987 mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik dhe parashikonte heqjen dorë prej raketave me bazë tokësore dhe kokave shpërthyese me një rreze veprimi mes 500 dhe 5500 kilometrash, që mund të mbajnë koka shpërthyese atomike. Fundi i kësaj marrëveshjeje ngjalli frikëraz për një garë të re globale armatimi.

Marrë nga DW

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota marreveshja me rusine raketat ne prove shba marreveshja me rusine raketat ne prove shba

Sondazh

Poll