Bota

Vodhën 40 kg rërë në ishullin Sardegna, çifti francez rrezikon 6 vjet burg

19 Gusht 2019, 11:56 Nga DOSJA
Vodhën 40 kg rërë në ishullin Sardegna, çifti francez

SARDEGNA –Një çift francez, të cilët u kapën me 40 kg rërë sardaneze në makinën e tyre, mund të përballen me burg deri në gjashtë vjet.

Në ishullin Sardegna, një çift farncez është kapur duke vjedhur 40 kg rërë me makinën e tyre. Kjo vjedhje tyre, sipas ligjit mund të dënohet me 6 vjet burg.

Ata thonë se rërën e morën për të bërë zbukurime në shtëpi, si një formë “suveniri”, dhe nuk ishin në dijeni se ky veprim i tyre përbënte vepër penale.

Sipas një ligji për vitin 2017,  marrja e rërës, guralecëve është e paligjshme, dhe zakonisht e dënueshme me gjobë deri në 3,000 euro.

Policia ka treguar me foto  rërën e mbushur në 14 shishe plastike të marra nga plazhi në Chia, Sardenja jugore, në bagazhin e një automjeti tipi “SUV” që i përkiste çiftit.

“Ata ishin gati të hipnin në një traget në Porto Torres që shkonte drejt Toulon në Francë”- kanë raportuar mediat vednase.

Autoritetet janë të shqetësuar pasi disa ton rërë të çmuar të ishullit po zhduken çdo vit.

 Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 6 vite burg çifti francez ishuli sardegna vodhën rërë 6 vite burg çifti francez ishuli sardegna vodhën rërë

Sondazh

Poll