Bota

Aksidentohet tragjikisht makina e qeverisë, vdes zv/minitri turk dhe plagosen tre të tjerë

19 Gusht 2019, 18:10 Nga DOSJA
Aksidentohet tragjikisht makina e qeverisë, vdes zv/minitri turk dhe

TURQI– Zëvendësministri i Turizmit dhe Kulturës i Turqisë, Haluk Dursun ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në provincën Van.

Dursun vizitoi provincën Beatles dhe teksa u nis drejt Van, automjeti doli nga rruga duke sjellë dhe përplasjen fatële. Zv/ministry ndërroi jetë ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur.

62 vjeçari ishte emëruar zëvendësministër i Kulturës dhe Turizmit në muajin korrik të vitit 2018.

Në lidhje me këtë ngjarje ka shprehur ngushëllimet e tij edhe Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Unë u trishtova thellë kur dëgjova për vdekjen e Ahmet Haluk Dursun, Nënsekretarit të Kulturës dhe Turizmit. Allahu e bekoftë për shërbimet e tij unike dhe kontributin për vendin tonë,”- shkruan Erdogan në Twitter.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota aksident tragjik ne turqi haluk dursun vdes zv ministri turk aksident tragjik ne turqi haluk dursun vdes zv ministri turk

Sondazh

Poll