Bota

Parajsa në Paros, ishulli grek ku beteja me plastikën po fitohet

19 Gusht 2019, 11:36 Nga DOSJA
Parajsa në Paros, ishulli grek ku beteja me plastikën po fitohet

GREQI -Plastika po pushton gjithë botën, dhe vështirë se do shpëtojmë nga kjo rrëmujë e frikshme vdekjeprurëse.

Në një artikull të BBC, është shkruar rreth ishullit Paros në Greqi, i cili po mbushet me plotë mbetje plastike gjatë këtij sezoni veror.

Ky ishull fantastik me një bukuri të rrallë natyrore, i cili vizitohet më shumë se 400,000 turistë nga e gjithë botë ka edhe një popullatë prej 13,000 banorë.

Kjo është një betejë e vështirë për t’u fituar pasi çdo ditë e më shumë shikohet që Parosi është mposhtur tashmë nga këto mbetje plastike.

Por si shkaktohet gjithë ky “kaos” me plastikën? Sigurisht që për më shumë praktikë dhe më pak shpenzime, pushuesit por edhe lokalet përdorin me mijëra enë plastike, si gotat, pjata, pirunj dhe lugë.

Të gjitha këto mbetje plastike përfshirë edhe shishet e ujit të pijshëm, përfundojnë në rrugë, nuk riciklohen dhe bllokojnë hapësirat publike.

Pavarësisht autoriteteve përkatëse në Greqi për reduktimin dhe riciklimin e mbetjeve asnjë përmirësim nuk është parë deri më tani.

Gjitashtu këto instanca kanë hapur dhe grupe të ndryshme në rrjetet sociale si Facebook-u për të diskutuar më gjerë mbi mundësitë e zhdukjes së plastikës.

Inciativa të tilla kanë ndihmuar shumë kohët e fundit në ishullin grek, pasi dhe bizneset janë ndërgjegjësuar nga përkushtimi i të rinjve që u munduan të shpëtonin vendin nga plastika.

 Burimi: BBC 

 A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ishulli grek paros plastika ishulli grek paros plastika

Sondazh

Poll

Bota 18 Gusht 2019, 15:29

Fëmijët model, rritet kërkesa në Kinë

KINË– Fëmijë me manikyr dhe të grimuar, kalojnë njëri pas tjetrit në pasarelë në Pekin, një nga mijëra eventet që po ndez një kërkesë të madhe për fë...