Aktualitet

Digjet automjeti i parkuar në Tepelenë, Policia në vendngjarje

Ai është djegur pjesërisht dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduare.

4 Tetor 2022, 21:45 Nga e.k
Digjet automjeti i parkuar në Tepelenë, Policia në vendngjarje
Foto ilustruese

TEPELENË- Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Tepelenës. Policia bën të ditur se automjeti tip “Volkswagen Passat” në pronësi të M.GJ ka qenë i parkuar kur ka marrë flakë.

Ai është djegur pjesërisht dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në fshatin Luzat, Tepelenë, përpara banesës së shtetasit M. Gj., ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen Passat”, në pronësi të shtetasit M. Gj. Në momentin e përfshirjes nga flakët automjeti ka qenë i parkuar.

Nuk ka persona të dëmtuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

tepelene policia e tepelenës

Sondazh

Poll