Art&Argëtim

Heq dorë nga jeta dhe makinat luksoze, Viola Spiro ndahet nga i dashuri

25 Shkurt 2019, 15:16 Nga DOSJA
Heq dorë nga jeta dhe makinat luksoze, Viola Spiro ndahet nga i dashuri

Moderatorja e njohur, Viola Spiro ka qenë në qendër të vëmendjes në lajmet rozë, përsa i përket jetës së saj private. Viola është munduar gjithmonë të fsheh lidhjen e saj me Valentin Selaj, me të cilin ka qenë në një lidhje disa vjeçare, edhe pse gjërat mes tyre nuk kanë shkuar mirë ata e gjetën mundësinë për t’u kthyer me njerit-tjetrin.

Pak kohë më parë vetë moderatorja ka pranuar se do të largohej nga Shqipëria drejt Amerikës, por për arsye të pazbuluara ajo hoqi dorë nga vendimi i saj. Pas largimit të saj nga  RTSH,  për të nisur punë si moderatore në “Sport plus”, Klan Plus, duket se Viola nuk është më në një lidhje.

Historia e tyre është komentuar në media pasi i dashuri i saj, Valentin Selaj, i cili u arrestua në nëntor të vitit 2017 nga policia holandeze, pas daljes nga qelia e paraburgimit, ku qëndroi rreth 20 javë, u la në gjendje të lirë në fillim të muajit prill. Ata e rifilluan lidhjen me kthimin e tij, madje janë fotografuar edhe duke festuar kthimin e tij në Tiranë. Jeta e tyre ishte e mbushur me makina dhe pushime luksoze. E pas gjithë problemeve që kaluan mendohej se çdo gjë mes tyre ishte zyrtare, por mesa duket gjërat mes tyre nuk paskan shkuar aq mirë kohët e fundit.

Miqtë e moderators së emisioneve sportive rrëfyen se Viola i ka dhënë fund lidhjes me partnerin e saj, ndërkohë që ka nisur një lidhje të re.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ndahet nga i dashuri valentino selaj viola spiro ndahet nga i dashuri valentino selaj viola spiro

Sondazh

Poll