Bota

Ushtarët ukrainas ngrenë flamurin në një qytet tjetër të ‘aneksuar’ nga Rusia

Në sfondin e videos dëgjohet një bum artilerie. Kjo pason një deklaratë brenda natës nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy se forcat e tij kishin çliruar vendbanimet e vogla Arkhanhelske dhe Myrolyubivka në jug të vendit.

3 Tetor 2022, 18:06 Nga e.k
Ushtarët ukrainas ngrenë flamurin në një qytet tjetër
Flamuri ukrainas valviet në një tjetër qytet të pushtuar nga Rusia

UKRAINË- Ushtarët nga brigada e 128-të e Ukrainës janë filmuar duke vendosur një flamur blu dhe të verdhë mbi fshatin Myrolyubivka në rajonin Kherson.

Në sfondin e videos dëgjohet një bum artilerie. Kjo pason një deklaratë brenda natës nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy se forcat e tij kishin çliruar vendbanimet e vogla Arkhanhelske dhe Myrolyubivka në jug të vendit.

Kjo do të thotë se Rusia nuk e mban të plotë territorin e Khersonit – një nga katër zonat që Vladimir Putin njoftoi se do të aneksohej të premten, shkruan Sky News.

Ukraina po fiton gjithashtu në lindje, duke i detyruar trupat ruse të braktisin qytetin Lyman në Donetsk.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll